Sport

KB Prishtina forcohet me amerikanin Jackson

Qendra amerikane, DeWayne Jackson, është përforcimi më i ri te Sigal Prishtina, ka njoftuar të martën ekipi bardh e kaltër.

Jackson (203 cm), me Prishtinën ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni dhe është i huaji i katërt në ekip pas Jordan Johnsonit, Anthony Goodsit e Fahro Alihoxhiqit, shkruan Koha Ditore.

Jackson së fundi ka luajtur në Liban, te skuadra Homenten me mesatare prej 16.3 pikëve e 6.3 kërcimeve për ndeshje. Ai karrierë ka bërë edhe në skuadrat e tjera nga Libani, si Champville SC e Sagesse Club.

Prishtina, aktualisht është lidere në Superligën e Kosovës me 23 pikë, sa i ka edhe Rahoveci i dyti pas 19 xhirove të luajtura.

Image