Avdijaj premton gola në ekipin e ri pas “karrierës së çmendur”

Avdijaj premton gola në ekipin e ri pas “karrierës së çmendur”

21 January 2020 21:47

Futbollisti kosovar, Donis Avdijaj, ka pranuar se ka pasur “karrierë të çmendur” deri tash, por ka shprehur besimin se në Skoci do të tregojë talentin për të realizuar gola me skuadrën e re Hearts.

23-vjeçari ka luajtur në Gjermani, Austri, Holandë e Turqi, para zyrtarizimit së fundmi te Heartsi. Ai ka nënshkruar kontratë për gjashtë muaj, pasi shkëputi kontratën me Trabzonsporin.

Avdijaj në fillim të karrierës ishte pjesë e Schalkes e madje ishte përfolur edhe për një kalim të mundshëm te Liverpooli. Kishte ndihmuar Sturm Grazin të arrinte kualifikimet për në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka pasur formë jo të dobët edhe te Roda në Holandë. Më pas u largua në drejtim të Willem II e më vonë vazhdoi në Turqi, raporton “sportsmole”.

“Mund të them se kam pasur karrierë të çmendur deri tash, por mund të them se kam mësuar shumë. Njoh mentalitete dhe s’ka shtet, apo qytet në botë ku s’mund të shënoj”, ka thënë Avdijaj. “Shënoj gjithandej dhe edhe këtu. Shpresoj t’ua tregoj këtë njerëzve. Kam pasur ngritjet e rëniet, por do të jap gjithçka që Heartsi të jetë një nga ngritjet”. “Që kur isha 16-vjeç, çdo vit në gazeta kam lexuar gjëra të mira dhe të këqija për mua. Por nuk mund të zgjedh çfarë do të shkruajnë njerëzit. E di vetëm vendimin tim dhe ku dua të shkoj, dhe kjo është një nga ato që vlen. Brengosem për atë që bën ekipi dhe klubi im dhe njerëzit afër meje mendojnë për mua, dhe jo njerëzit që nuk më njohin se çfarë thonë për mua”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme