Barcelona synon ta marrë Timo Wernerin për të zëvendësuar Suarezin

Barcelona synon ta marrë Timo Wernerin për të zëvendësuar Suarezin

21 January 2020 10:40

Barcelona është në kërkim të një zëvendësuesi për sulmuesin uruguaian Luis Surez, i cili pritet të mungoj për një kohë të gjatë pas operimit që bëri ditë më parë.

Blaugranët tanimë kanë filluar interesimin për sulmuesin e Leipzig, Timo Werner, sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle.

Werner është duke kaluar në një formë të lartë, në Bundesligë këtë sezon duke arritur të shënoj gjithsej 20 gola në 18 ndeshje.

Kujtojmë që për lojtarin të interesuar më parë kanë qenë skuadra të mëdha evropiane si Liverpooli, Chelsea dhe Real Madridi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme