Immobile po udhëheq garën për “Këpucën e Artë” Foto: Reuters

Immobile po udhëheq garën për “Këpucën e Artë”

21 January 2020 08:53

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, po vazhdon me formë impresive këtë stinor. Immobile në fundjavë shënoi “hat-trickun” e tij të parë në ligë këtë stinor, duke arritur në shifrën e 23 golave në 19 ndeshje në Serie A. Ai ka edhe pesë asistime në elitën italiane.

Immobile 29-vjeçar po e udhëheq garën për “Këpucën e Artë” që i jepet golashënuesit më të mirë në ligat evropiane. Me 23 gola të shënuar, ai ka 46 pikë sipas sistemit të pikëve që bazohet në koeficientin e UEFA-s. Pas tij janë Robert Lewandowski i Bayern Muenchenit dhe Timo Werner i RB Leipzigut që kanë shënuar nga 20 gola në Bundesligë dhe kanë mbledhur nga 40 pikë, shkruan sot Koha Ditore.

Jamie Vardy i Leicester Cityt zë vendin e katërt me 34 pikë, falë 17 golave në Premier league, ndërsa Cristiano Ronaldo i Juventusit ka 32 pikë, falë 16 golave të shënuara në Serie A.

Lojtari i fundit italian dhe i Serie A që ka fituar “Këpucën e Artë” ishte Francesco Totti në stinorin 2006/07, kur shënoi 26 gola dhe mblodhi 52 pikë. Ndërkohë Luca Toni e kishte fituar në stinorin 2005/06 me Fiorentinën me 31 gola.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme