Sport

Napoli kompleton transferimin e Rrahmanit

Skuadra e Napolit e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Në faqen zyrtare të klubit Napoli njoftohet se Rrahmani do të qëndrojë në formë huazimi te Hellas Verona deri në qershor të këtij viti.

Kapiteni i Kosovës ditë më parë i kaloi me sukses testet mjekësore dhe pjesë e Napolit do të bëhet që nga qershor i këtij viti.

Ai me Napolin ka firmosur kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Rrahmani karrierë më herët ka bërë në Kosovë te Kosova e Prishtinës, Ramiz Sadiku, Drenica, kurse ka luajtur edhe për Partizanin e Tiranës, RNK Splitin, Lokomotivën dhe Dinamon e Zagrebit.