Sport

Barcelona e Manchester City në garë për Bastonin

Mbrojtësi i ri i Interit, Alessandro Bastoni, është duke u kërkuar nga Barcelona dhe Manchester City, bën të ditur “Mundo Deportivo” të dielën.

Bastoni 20-vjeçar ka dalë nga akademia e Atalantas dhe ka qenë impresiv me Interin këtë stinor, duke e lënë në stol edhe Diego Godinin në javët e fundit.

Performanca e tij ka rënë në sy të Barcelonës dhe Manchester Cityt. Barcelona ka bërë një ofertë për Bastonin, por ajo është refuzuar menjëherë, transmeton Koha Ditore.

Ndërkohë edhe Manchester City ka kontaktuar dhe ka ofruar Joao Cancelon në këmbim për Bastonin, por oferta është refuzuar, po ashtu. Bastoni ka qenë investim i madh i Interit.

Interi kishte paguar 31 milionë euro për të në verën e vitit 2017, por e la në huazim te Atalanta e më pas te Parma për të marrë përvojë në Serie A.

Bastoni të dielën realizoi golin e tij të parë në Serie A në barazimin 1:1 të Interit në udhëtim ndaj Lecces.