Emisioni qendror i sportit në Kohavision “Sporti Total”, këtë javë, krahas intervistave të veçanta, për adhuruesit e sportit do të sjellë raportet e ndeshjeve të elitës së basketbollit kosovar, përgatitjet e disa ekipeve të Superligës së Kosovës në futboll për stinorin pranveror dhe shumë materiale nga sportet e ndryshme vendore.
Në fund, si zakonisht, transmetohen golat nga ndeshje kryesore të ligave evropiane.
“Sporti Total” transmetohet çdo të diel nga ora 22:15.