Sport

Rikthim i fuqishëm i McGregorit në UFC, nokauton kundërshtarin për 40 sekonda

Foto: Reuters

Ish-kampioni i arteve marciale të përziera, Conor McGregor ka bërë një rikthim të fuqishëm në oktogon, duke shënuar fitore brenda 40 sekondave, raporton Reuters.

Ai nokautoi mbrëmë Donald Cerronen në meçin “UFC 246” të zhvilluar në Las Vegas, transmeton Koha.net.

Ky ishte meçi i tij i parë që nga humbja nga rusi Khabib Nurmagomedov, 15 muaj më parë.

31 vjeçari nga Irlanda e përgjaku kundërshtarin vetëm disa sekonda pas fillimit të meçit duke e goditur me supe në fytyrë, derisa e nokautoi amerikanin me një goditje të fuqishme me këmbë.

McGregor ishte shumë i emocionuar për këtë fitore, derisa deklaroi se është shumë i lumtur që është rikthyer.

Irlandezi konfirmoi se planifikon të bëjë edhe 3 meçe në UFC, derisa shtoi se mund të ketë edhe një meç në boks me Manny Pacquiaon.