Milani është i interesuar për ta transferuar mesfushorin e Juventusit, Emre Can, kanë raportuar të shtunën mediumet italiane.
E ardhmja e Canit në Torino është në dyshim, pasi ai nuk ka gjetur shumë hapësirë këtë edicion.
Edhe vetë futbollisti turk dëshiron që të ndërrojë skuadër, pasi synon të përfshihet në ekipin kombëtar të Gjermanisë për “Euro 2020”, transmeton KTV.
Futbollisti 26-vjeçar te Juventusi u transferua në vitin 2018 dhe ka kontratë me këtë skuadër deri në qershor të vitit 2022.
-
18 janar 2020 23:28
-
Shpërndaje në: