Vëllezërit Inzaghi po përjetojnë sezon për qejfin e babait

Vëllezërit Inzaghi po përjetojnë sezon për qejfin e babait

18 January 2020 12:04

Giancarlo Inzaghi nuk pi duhan nga e hëna deri në të premten. Kur vikendi vjen, Giancarlo “ndizet” si cigarja”. 

Ai të shtunën dhe të dielën pi të paktën 30 cigare. Këtë e bën duke shikuar futboll në televizion. Ai përcjell vetëm dy skuadra, Lazion në Serie A dhe Beneventon në Serie B, pasi është babai i Filippo dhe Simone Inzaghit, trajnerë që udhëheqin këto skuadra, shkruan sot Koha Ditore.

“Djemtë nuk e dinë që në vikend konsumoj shumë cigare. Tani më shumë po vuaj, sepse ata janë trajnerë dhe për mua nuk është lehtë. Kur ishin futbollistë, gjërat ishin shumë më lehtë. Shpresoj të mos e kuptojnë që kur i shikoj ndeshjet e tyre i thith të paktën 30 cigare”, është shprehur Giancarlo.

Giancarlo thotë se cigarja i është bërë shprehi kur shikon ekipet e djemve. E ëma Marina ka folur me djemtë e saj, të cilët po bëjnë të pamundurën që babai i tyre të mos ketë stres derisa shikon ndeshjet në televizion. 

Fitoret e Lazios dhe Beneventos, Giancarlo i feston në mënyrë të veçantë, duke hapur një shampanjë. Ai nuk thotë, por mediumet italiane po shkruajnë se “Vëllezërit Inzaghi këtë edicion nuk po dinë për humbje”, pasi asnjëri prej tyre që nga fundi i muajit nëntor nuk e ka humbur asnjë pikë të vetme. Madje, muajin e shkuar, 

Simone me skuadrën e Lazios fitoi Superkupën e Italisë, duke e mposhtur Juventusin me rezultatin 3:1.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme