Sport

Kosova U17 pëson nga Turqia

Descriptive Text

Kosova U17 ka pësuar humbje nga Turqia në turneun e futbollit “Mercedes Benz Aegean Cup” për të rinjtë që po zhvillohet në Izmir të Turqisë.

“Dardanët” pësuan 1 me 0 me golin që u realizua nga Mahmut Afshar në minutën e 53-të.

Ndeshjen e radhës në këtë garë, Kosova e luan më 17 janar, ndaj Tanzanisë.