PSG-ja kërkon 30 milionë euro për Cavanin Foto: Getty Images

PSG-ja kërkon 30 milionë euro për Cavanin

16 January 2020 13:54

Kampioni i Ligue 1, Paris Saint-Germain, po kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim për ta lënë të lirë sulmuesin Edinson Cavani gjatë këtij muaji, përcjell e përditshmja “L’Equipe”.

Cavani ka kontratë me PSG-në deri në fund të këtij edicioni dhe në parim ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin, që po e kërkon me ngulm transferimin e tij gjatë janarit.

Skuadra spanjolle është e gatshme që për Cavanin të paguajë dëmshpërblim deri në dhjetë milionë euro, duke pasur parasysh se ka kontratë edhe gjashtë muaj, por PSG-ja po insiston për 30 milionë.

Cavani ka refuzuar rinovimin e kontratës me PSG-në dhe ka kërkuar largimin, pasi këtë edicion ka humbur vendin e titullarit. 32-vjeçari këtë edicion ka shënuar pesë gola në 14 ndeshje në të gjitha garat. Te PSG-ja është transferuar më 2013 nga Napoli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme