Erikseni nuk do të largohet nga Tottenhami Foto: Reuters

Erikseni nuk do të largohet nga Tottenhami

14 January 2020 21:33

Mesfushori danez Christian Eriksen do të mbetet te Tottenhami deri në fund të këtij edicioni, kur edhe i skadon kontrata me ekipin londinez, kanë njoftuar të martën mediumet britanike.

Arsyeja pse Eriksen do të mbetet deri në qershor, është se krerët e ekipit anglez për ta lënë të lirë gjatë janarit po kërkojnë të paktën 30 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Asnjëra prej skuadrave që ka shprehur interesim për danezin nuk është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro. Interi ka ofruar dhjetë milionë euro për transferimin e tij.

Eriksen në qershor do të largohet nga Tottenhami si lojtar i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës. 27-vjeçari këtë edicion ka shënuar tre gola e ka dhënë po aq asistime në 25 ndeshje.

Pjesë e Tottenhamit është prej vitit 2013.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme