Sport

Stones mbetet te City

Qendërmbrojtësi anglez John Stones nuk do të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të këtij muaji.

Mediumet britanike kanë raportuar të martën, se trajneri i Cityt, Pep Guardiola, ka vendosur ta mbajë Stonesin me gjithë ofertën e Arsenalit prej 60 milionë eurosh.

Stones te City shihet ende si lojtar i rëndësishëm dhe për këtë arsye do të mbetet pjesë e ekipit të paktën deri në fund të këtij edicioni.

25-vjeçari këtë edicion ka regjistruar 14 paraqitje te City në të gjitha garat dhe ka kontratë me kampionin e Anglisë deri në verën e vitit 2022.

Stones te City është transferuar në verën e vitit 2016 nga Evertoni për 55.5 milionë euro. Ai ka edhe 39 paraqitje e dy gola të shënuar me Përfaqësuesen e Anglisë.