1 perditesime
20:09

Aguero thyen tjetër rekord në Premier Ligë

Sergio Aguero ka kompletuar hat-trickun e tij në fitoren ndaj Aston Villas për të thyer rekorde të tjera.

Ai tash është futbollisti me më së shumti tregolësha në histori të Premier Ligës, duke tejkaluar Alan Shearerin. Aguero ka realizuar nga tre gola në 12 ndeshje, duke lënë prapa Shearerin që e ka bërë këtë në 11 sosh.

Aguero po ashtu ka barazuar Lampardin me gola në vendin e katërt të golashënuesve më të mirë në histori të kësaj gare.

18:56

Aguero në histori të Premier Ligës, kalon edhe Henryn

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka hyrë në histori të Premier Ligës.

Ai realizoi dy gola në ndeshjen që City po e fiton ndaj Aston Villas në xhiron e 22-të të Premier Ligës, për t’u bërë golashënuesi më i mirë i huaj në histori të Premier Ligës.

Me golin e 176-të ai kaloi francezin Thierry Henry që i printe kësaj liste me 175 gola për Arsenalin.

Me këtë shifër, Aguero është futur edhe në top-pesëshe të golashënuesve më të mirë në histori të Premier Ligës. Ai është i pesti me vetëm një gol më pak se Frank Lampardi që është i katërti. Listës i prin Alan Sheareri me 260, i ndjekur nga Wayne Rooney me 208 e Andrew Cole me 187.