Emisioni qendror i sportit në Kohavision “Sporti Total”, edicionin e parë për vitin 2020 ia dedikon Kombëtares së Kosovës në futboll.
Në ditën kur Kosova nis rrugëtimin drejt Evropianit, nis edhe “Sporti Total”, që do të sjellë te shikuesit paraqitjen e parë të futbollistëve kosovarë, në miqësoren kundër Suedisë.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka ftuar pak lojtarë nga ekipi bazë i Kosovës, por edhe lojtarë nga kampionati i Kosovës.
Në edicionin e parë të “Sportit total” për këtë vit sjell edhe paraqitjen e basketbollistëve në ligën ballkanike dhe golat nga top-ligat evropiane.