Arteta tregon se si e ka bindur Xhakën të qëndrojë në Arsenal

Arteta tregon se si e ka bindur Xhakën të qëndrojë në Arsenal

10 January 2020 09:51

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka shpjeguar se si ka arritur të bindë Granit Xhakën të mos largohet nga klubi, përkundër problemeve të tij me tifozët.

Mesfushori shqiptar ishte shumë afër largimit nga Arsenali pos prishjes së raporteve me tifozët e Arsenalit, dhe pritej një rikthim i tij në Bundesligë.

Megjithatë, emërimi i Mikel Artetas ndryshoi gjërat edhe për Xhakën, i cili duket se është bindur nga projekti i trajnerit të ri dhe aftësisë së tij për krijuar një ambient të përshtatshëm për të gjithë.

“Mesazhi i parë për të ishte se unë doja të kuptoja se si ai po ndjehej, pse po ndihej ashtu. Dëshiroja që ai të dëgjonte nga unë mendimin tim për të dhe se unë isha i gatshëm ta mbështesja dhe isha i gatshëm të shtyja klubin të ishte gjithashtu mbështetës për të, sepse mendova se ai mund të jetë një lojtar vërtet shumë i mirë për ne dhe do të kënaqej duke luajtur në këtë klub nën menaxhimin tim”, u shpreh Arteta.

Ai shton se, “kjo ishte mënyra se si jam munduar ta bindë atë. Ai mendoi për këto, dhe pas kësaj pati një përgjigje shumë pozitive dhe mendoj se e ndryshoi mendjen”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme