Sport

“Dardanët” nisin intensivisht përgatitjet për ndeshjen me Suedinë

“Dardanët” nisin intensivisht përgatitjet për ndeshjen me Suedinë

E mërkura e humbur për stërvitje është pasuar nga një ditë tejet e ngarkuar për futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës.

Përfaqësuesja, të enjten, ka mbajtur dy stërvitjet e para në Doha, ku të dielën do të luajë ndeshjen miqësore me Suedinë. Përzgjedhësi Bernard Challandes paradite dhe pasdite ka punuar me futbollistët, pjesa dërrmuese e të cilëve janë ftuar për herë të parë në Përfaqësuese, transmeton Koha Ditore.