Sport

Berisha kërkon kthimin te Salzburgu

 

Pavarësisht interesimit te ekipeve nga Serie A, Verona dhe Genoa, mesfushori i Lazios, Valon Berisha, gjatë këtij muaji pritet të kthehet te Red Bull Salzburgu, ka raportuar të enjten sajti italian “Calciomercato”.

Berisha ka kërkuar kthimin tek ekipi austriak pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Lazios, Simone Inzaghi, transmeton Koha Ditore.