Sport

Reina pranë kalimit tek Aston Villa

Aston Villa është pranë transferimit të portierit të Milanit, Pepe Reina, bëri të ditur “Gazzetta dello Sport” të mërkurën.

Reina është pajtuar të firmosë kontratë me Aston Villan deri në fund të stinorit, me mundësi për të vazhduar edhe për një stinor tjetër, transmeton Koha Ditore. Ndonëse 37-vjeçar, ai ka kontratë me Milanin deri në vitin 2021, por pritet ta shkëputë dhe të firmosë me skuadrën angleze.

Ish-portieri i Napolit dhe Liverpoolit ka vazhduar të jetë portier i dytë i Milanit këtë stinor, ndërsa ka luajtur në vetëm një ndeshje në Serie A. Aston Villa është duke shpresuar ta transferojë edhe sulmuesin polak të Milanit, Krzysztof Piatek, ndonëse për të pritet të ketë konkurrencë nga skuadra të tjera të Premier Leagues.

Aston Villa pas 21 ndeshjeve në Premier League zë vendin e 17-të me 21 pikë, ndërsa është vetëm një pikë larg vendit që e largon nga elita.

Skuadra është kthyer në elitën angleze këtë stinor, por pritet të luftojë deri në fund për të mbijetuar në të.