Sport

Një patinazhiste ruse merr lëndime serioze gjatë provave për Lojërat Olimpike të të Rinjve

Foto: Getty Images

Një patinazhiste ruse, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, por që jeton në Gjermani, është rrëzuar nga një lartësi prej pesë metrave teksa ishte ngritur lart nga një unazë e metaltë e lidhur për një kabllo në pistën e akullt “Vaudoise Arena” në Lausanne, raportoi BBC të mërkurën.

Performuesja ka marrë lëndime serioze për jetë gjatë rënies në provat për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj, që do të mbahen në Lausanne të Zvicrës, transmeton Koha Ditore.

Policia është duke e hetuar rastin. Rusja 35-vjeçare ka humbur balancën papritmas dhe ka rënë në akull.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe organizatorët e “Lausanne 2020” kanë thënë se janë trishtuar me të dëgjuar për aksidentin.

Ceremonia hapëse do të mbahet më 9 janar.