Sport

Dermaku mbetet te Parma

Foto: Reuters

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Kastriot Dermaku, do të mbetet te Parma, të paktën deri në fund të këtij edicioni, ka shkruar “Tuttomercatoweb” të mërkurën.

Është raportuar se Dermaku ka refuzuar transferimin te Salernitana e Perugia, ekipe që bëjnë gara në Serie B dhe kishin shprehur interesim për transferimin e tij, shkruan Koha Ditore.

“Dermaku ka vendosur të mbetet te Parma, pasi ka refuzuar ofertat nga ekipet e Serie B”, ka shkruar sajti italian.

27-vjeçari te Parma u transferua para fillimit të këtij edicioni dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Ai këtë edicion ka nëntë paraqitje te Parma në të gjitha garat.