Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, pritet të largohet nga Sheffield Wednesday gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë raportuar mediumet angleze të mërkurën.
Nuhiu nuk ka bindur këtë edicion me paraqitjet e tij dhe për këtë arsye do të largohet. Ai ka kontratë me Sheffield Wednesdayn deri në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.
Sulmuesi 30-vjeçar, deri më tash ka shënuar tre gola dhe ka asistuar dy herë në 24 ndeshje në të gjitha garat te Sheffieldi.
Te kjo skuadër u pati transferuar në vitin 2013, kurse karrierë ka bërë edhe te Rapidi, Eskishehirspori, Riedi e Karnteni.