Manchester City raportohet se ka shprehur gatishmërinë të aktivizojë klauzolën e majme për të transferuar qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
Sipas “90min”, futbollisti ka klauzolë largimi prej rreth 120 milionë eurosh.
“Qytetarët” janë në kërkim të një qendërmbrojtësi qe një kohë dhe janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha për të përforcuar ekipin.