Sport

Lyoni refuzon Chelsean për Dembelen

Descriptive Text

Drejtuesit e Lyonit kanë refuzuar ofertën e parë të Chelseat për sulmuesin Moussa Dembele, përcjell sajti “Footmercato” të enjten.

Mësohet se Chelsea ka ofruar 40 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Dembelet gjatë këtij muaji, por Lyoni po kërkon të paktën edhe dhjetë milionë më shumë për ta lënë të lirë 23-vjeçarin.

Dembele këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Lyoni, duke shënuar dhjetë gola në 25 ndeshje në të gjitha garat për ekipin francez.

Ai ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023. Dembele te Lyoni u transferua para fillimit të këtij edicioni nga Celticu për 22 milionë euro kurse karrierë ka bërë edhe te Fulhami.