Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, do ta luajë një ndeshje miqësore me Slloveninë, ka bërë të ditur Federata e futbollit shqiptar.
Me marrëveshje të të dyja palëve, përballja miqësore do të zhvillohet më 30 mars 2020 në stadiumin e Udineses në Itali dhe do të nisë në orën 20:45.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDetajet e biletave dhe pikave të shitjes, do të bëhet të ditura gjatë ditëve në vazhdim, raporton KTV.
Kombëtarja kuqezi nuk arriti të kualifikohej në Kampionatin Evropian të vitit 2020, as nga kualifikimet e rregullta, e as nga Liga e Kombeve.
Vitin 2019, e mbylli në vendin e 66-të në ranglistën e FIFA-s.