Sport

Lëndohet Shaqiri, mungon ndaj Wolvesit

Foto: Reuters
 

Xherdan Shaqiri ka pësuar lëndim në muskuj dhe për këtë arsye është lënë jashtë listës së lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Wolvesin në Premier Ligë, ka bërë të ditur Liverpooli.

Ndeshja e xhiros së 20-të do të nisë në orën 17:30 me Shaqirin që nuk është përfshirë në listë për shkak të lëndimit e në vend të tij është ftuar Harvey Elliott.