Interi ka arritur një marrëveshje për të transferuar Arturo Vidalin nga Barcelona, sipas ‘Gazzetta Dello Sport’.
Interi është i gatshëm ti ofrojnë mesfushorit kilian dy vite kontratë në San Siro, me një pagesë prej 5 milionë eurosh për sezon, transmeton Koha.net.
Megjithatë, ende nuk është arritur një marrëveshje me klubin e Barcelonës, të cilët mund të kërkojnë pagesë së majme për të liruar Vidalin.