Sport

De Jongu thotë se De Ligti mund t’i bashkohet te Barcelona

Descriptive Text

Mbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt kishte refuzuar Barcelonën në verë, për t’u bashkuar me gjigantin italian, Juventus.

Megjithatë, një transferim i tij në “Camp Nou” nuk është përjashtuar nga ish-bashkëlojtari i tij tek Ajaxi, Frenkie de Jong, që në verë u bashkua me Barcelonën, transmeton Koha.net.

De Jong thotë se vendimi i De Ligtit për t’u bashkuar me Juventusin ishte i drejtë, por thotë se në të ardhmen e afërt mbrojtësi holandez mund t’i bashkohet te Barcelona.

“De Ligt mund të luajë për Barcelonën në të ardhmen e afërt. Transferimi i tij në Itali nuk e ndryshon faktin se ai mund të luajë te Barcelona pas disa vitesh. Ai ka marrë vendim të mirë, tani po bën shumë mirë në Torino”, ka thënë De Jong për De Telegraaf.