Sport

Bayerni pa Martinezin për gjashtë javë

Foto: Reuters

Mbrojtësi spanjoll, Javi Martinez, pritet t’i mungojë skuadrës së Bayern Muenchenit të paktën për gjashtë javë.

Ekipi bavarez ka njoftuar të hënën se Martinez në ndeshjen e fundit ndaj Wolfsburgut, të cilën Bayerni e fitoi 2:0, ka dëmtuar muskulin e kofshës së këmbës dhe patjetër duhet të pauzojë për të paktën gjashtë javë.

31-vjeçari shkaku i lëndimit u detyrua të largohet nga fusha gjatë pjesëlojës së parë.

“Javi nuk do të jetë në dispozicion të ekipit për të paktën gjashtë javë për shkak të lëndimit që e mori. Ai do të jetë një mungesë e madhe për ne”, ka thënë trajneri i përkohshëm i Bayernit, Hansi Flick.