Roma ka mposhtur Fiorentinën 4 me 1.
Edhe pse ishte mysafir, Roma e dominoi ndeshjen që nga fillimi. Dzeko ka shënuar golin e parë në minutën e 19, pastaj pas vetëm 3 minutash, Kolarovi ka shënuar edhe golin e dytë për Romën, duke e bërë rezultatin 2 me 0, transmeton Koha.net.
Në minutën e 34 të ndeshjes, Badelj ka ngushtuar rezultatin në 1 me 2, rezultat me të cilin ka përfunduar edhe pjesa e parë.
Ndërsa në pjesën e dytë të ndeshjes, në minutën e 73-të, Pellegrini shënon golin e 3-të për Romën, pastaj në minutat e fundit të ndeshjes, konkretisht në minutën e 88, Zaniolo ka shënuar edhe golin e fundit, duke bërë që kjo lojë të përfundojë me rezultat 4 me 1.
Roma gjendet në pozitën e katërt, me 35 pikë ndërsa Fiorentina në pozitën e 14 me 17 pikë.