Sport

Juventusit favorit për Haalandin

Kampioni i Italisë, Juventusi po i prinë garës për shërbimet e sulmuesit norvegjez të Red Bull Salzburgut, Erling Haaland ka shkruar të premten e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Madje, raportohet se Juventusi është favorit për të firmosur me 19-vjeçarin, gjatë afatit kalimtar të janarit për shkak se i ka ofruar kontratë pesëvjeçare, me pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh që me bonuse mund të rritet deri në pesë milionë, transmeton KTV.

Haaland ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, të cilën Juventusi po synon ta shfrytëzoj për të siguruar shërbimet e tij.

Haaland ka shpërthyer këtë edicion me ekipin austriak, duke shënuar 28 gola dhe asistuar shtatë herë në 22 ndeshje në të gjitha garat. Ai me Red Bull Salzburgun ka kontratë deri në vitin 2023.