Sport

Challandes e quan 2019-n vit të zhvillimit dhe të rezultateve përtej parashikimeve

Challandes e quan 2019-n vit të zhvillimit dhe të rezultateve përtej parashikimeve

Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, po e mbyll një vit thuajse të ëndrrave. Ai pranon se ka ëndërruar, por nuk ka besuar se do të ketë rezultatet që përfaqësuesja e udhëhequr nga ai arriti gjatë vitit 2019 në eliminatoret për “Euro 2020”.

Në një intervistë për gazetën, Challandes të mërkurën ka thënë se është i kënaqur edhe me zhvillimin e ekipit në përgjithësi. Kosova i përfundoi eliminatoret për evropianin e vitit të ardhshëm në pozitën e tretë në Grupin A me 11 pikë, duke mbetur pas Anglisë dhe Çekisë, që u kualifikuan në këtë ngjarje, shkruan sot Koha Ditore.