Sport

Buffoni do të rinovojë me Juventusin

 

Portieri italian Gianluigi Buffon nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli aktiv në fund të këtij edicioni, pasi pritet të rinovojë kontratën me Juventusin deri në verën e vitit të ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”. Buffon që u rikthye te Juventusi para fillimit të këtij edicioni pas një viti te PSG-ja, ka kontratë me ekipin italian deri në qershorin e vitit të ardhshëm, transmeton Koha Ditore.