Zidane ka mbajtur konferencën para El Clasicos së nesërme.
Tekniku francez ka folur rreth ndeshjes së nesërme ndërmjet Realit dhe Barcelonës, ndeshje kjo e cila ishte paraparë të zhvillohet në tetor, mirëpo situata jo e mirë në qytetin blaugran shtyu Federatën e Futbollit Spanjoll ta shtyjë këtë ndeshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam i lumtur që do të jem pjesë edhe të një El Clasicos. Asnjëherë nuk kam menduar se kjo ndeshje do të anulohet. Detyra ime është të mendoj vetëm për fushën”, ka thënë fillimisht francezi.
“Rregullat janë rregulla. Situata është ajo që dihet dhe nuk ka nevojë të shpjegohet më shumë”, ka deklaruar Zidane i pyetur rreth situatës së krijuar në Barcelonë.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00./kp