Sport

Bayerni synon Ocamposin

Bayern Muencheni ia ka vënë syrin sulmuesit të Sevillas, Lucas Ocampos, ka njoftuar “Goal.com” të hënën.

Ocampos, 25-vjeçar, është transferuar te Sevilla në verë të këtij viti nga Marseille, duke firmosur kontratë pesëvjeçare. Kjo nënkupton se Sevilla është në pozitë të fortë për të negociuar.

Ocampos ka realizuar pesë gola në 13 ndeshje në ligë deri më tash. Argjentinasi ka impresionuar në skuadrën e re, kështu që u ka rënë në sy krerëve të Bayernit.

Sevilla për Ocamposin kishte paguar 15 milionë euro, mirëpo pritet të përfitojë dukshëm më tepër në rast se vendos ta shesë te Bayerni.

Ocampos me Argjentinën ka tri ndeshje, ndërsa ka shënuar dy gola.