Sport

Edhe Genku në garë për Rexhbeçajn

Pas Hannoverit, edhe skuadra nga Belgjika, Genk, është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Wolfsburgut, Elvis Rexhbeçaj, ka njoftuar të hënën e përditshmja gjermane “Bild”.

Mësohet se edhe Genku, sikurse Hannoveri, që bën gara në Bundesliga 2, tashmë ka kontaktuar Wolfbsurgun në lidhje me Rexhbeçajn, i cili pritet të largohet në janar për shkak të minutazhës së vogël.

22-vjeçari këtë edicion ka vetëm dy paraqitje me ekipin e parë, derisa në disa raste është aktivizuar edhe me ekipin e dytë, shkruan Koha Ditore.

Rexhbeçaj shihet si përforcim i duhur te skuadra belge që fillimisht po kërkon huazimin e tij për gjashtë muaj, me të drejtë të blerjes në fund të këtij edicioni.

Rexhbeçaj në vitin 2017 është promovuar në ekipin e parë të Wolfsburgut, klub më të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2023.