Ndeshja kryesore e javës së 17-të në Premierligë, do të luhet të dielën në “Emirates” ndërmjet Arsenalit dhe kampionit në fuqi Manchester Cityt.
Arsenali, që këtë sezon nuk po kalon momente të mira, do të synojë të befasojë Manchester Cityn, që llogaritet favorit, transmeton KTV.
Londinezët në këtë takim, hynë pas fitores në ligë, ndërsa City u mposht nga rivali i përbetuar Manchester City, duke e bërë një hap prapa në luftë për titull të kampionit.
Ekipi i vetëm i pamposhtur në top pesë ligat evropiane, Liverpooli, do të kërkojë fitoren e 15-të në ligë.
“Të kuqtë” do të jenë nikoqirë të Watfordit, që pozicionohet në vendin e fundit në renditje.
Befasia e këtij edicioni Leicester City, në shtëpi do të ketë punë me Norwichin, ku synojnë pikët e plota për të mbajtur hapin me liderin aktual.
Të shtunën te fitorja do të kërkojë të kthehet edhe Chelsea, që në shtëpi luan ndaj Bournemouthit.
Takim interesant do të jetë edhe përballja ndërmjet Manchester United dhe Evertonit.
Ekipi i Solskjaerit do të kërkojë fitoren e radhës për të mbajtur hapin me skuadrat që po luftojnë për një vend në Champions.