Sport

Liverpooli kërkon Minaminon, lojtarin që i përshtatet filozofisë së Kloppit

 

Liverpooli pritet ta transferojë futbollistin japonez, Takumi Minamino, në afatin kalimtar të janarit. Sulmuesi i Red Bull Salzburgut, që ka rënë në sy duke luajtur kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, do të jetë në dispozicion për vetëm 8.5 milionë euro, shifër që figuron në klauzolën për lirim në kontratën e tij me klubin austriak.

Transferimi potencial i tij tregon se Juergen Klopp dhe skuadra e tij e këshilltarëve po largohen nga transferimet e mëdha – si me rastin e Allisonit, Virgil van Dijkut dhe po shkon në drejtim të pazareve mendjeprehta, shkruan sot Koha Ditore.