Sport

Lazio kërkon nëntë milionë euro për Berishën

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, mund të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të janarit dhe ekipi italian tashmë ia ka caktuar edhe çmimin.

“Cittaceleste” ka shkruar të enjten se Lazio po kërkon nëntë milionë euro për ta lënë të lirë Berishën, në të cilin trajneri Simone Inzaghi nuk llogarit, transmeton Koha Ditore.

Berisha nuk ka bindur me paraqitje prej se u transferua te Lazio vitin e shkuar nga Red Bull Salzburgu për dhjetë milionë euro.

26-vjeçari ka pasur vazhdimisht probleme me lëndimet dhe këtë edicion ka vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Lazion deri në vitin 2023.