Sport

Atalanta e Gjimshitit bën sensacion, nga vendi i fundit arrin të kualifikohen tutje në Champions

Foto: Reuters

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të Grupit C të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve të zhvilluara sonte.

Dinamo Zagrebi është mposhtur me lehtësi nga Manchester City, me rezultat 1-4. Në këtë ndeshje, Gabriel Jesus shënoi hat-trick ndërsa edhe Foden shënoi.

Për Dinamon, golin e nderit e shënoi spanjolli Dani Olmo në minutën e 10-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, City kalon tutje në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve në pozitën e parë në grupin C.

Sensacion mund të konsiderohet kalimi tutje i Atalantas së Berat Gjimshitit. Skuadra italiane në ndeshjen kundër Shakhtar Donetskut hyri nga vendi i fundit në grup, por realizoi fitore bindëse si mysafir me rezultat 3-0. Atalanta me këtë fitore ka arritur të kualifikohet si e dyta në grup.

Shakhtar Donetsku i vazhdon garat në Ligën e Evropës.