Sport

Zyrtare: Gattuso, trajner i Napolit

Napoli ka konfirmuar Gennaro Gattuson si trajner të ri, pas shkarkimit të Carlo Ancelottit.

Ish-trajneri i Milanit do të debutojë te Napoli në ndeshjen me Parman në fundjavë në Serie A.

Ancelotti u largua nga Napli edhe pse mbrëmë fitoi 4 me 0 ndaj Genkut për të siguruar kalimin e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Gattuso ishte pa punë që nga muaji maj, kur ishte larguar nga Milani.