Napoli shkarkon Ancelottin Foto: Reuters

Napoli shkarkon Ancelottin

10 December 2019 23:44

Napoli ka shkarkuar trajnerin Carlo Ancelotti.

Edhe pse sot ky ekip siguroi kalimin e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, forma e dobët e Napolit në Serie A ka bërë që ky ekip të vendosë për shkarkimin e italianit.

Në vend të tij, pritet të zyrtarizohet shpejt Gennaro Gattuso.

“Napoli ka vendosur të heqë rolin e kryetrajnerit të ekipit të parë nga Carlo Ancelotti. Raporti miqësor, admirimi dhe respekti reciprok mes klubit, presidentit dhe Ancelottit mbesin të paprekur”, ka njoftuar klubi.

Pas 15 xhirove në Itali, Napoli është i shtati me 21 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme