Sport

Liverpooli e Napoli kalojnë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve

Liverpooli e Napoli kalojnë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve

Liverpooli dhe Napoli janë dy ekipet që kanë kaluar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, duke zënë dy pozitat e para në Grupin E.

Në ndeshjen e fundit të grupit, Liverpooli fitoi 2 me 0 ndaj Salzburgut si mysafir. Naby Keita e Mohamed Salah realizuan golat në pjesën e dytë për fitoren e rëndësishme.