Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) gjatë ditës së hënë ka lëshuar dy komunikata, por në njërën, ndër të tjera, ka thënë se “me këtë e mbyll debatin artificial” të hapur nga ata që, sipas saj, duan të dalin në skenë. I është referuar Arianit Ahmetit, që po kërkon zgjedhje të reja për kryetar në Federatë e që për këtë, ditë më parë është shkarkuar nga posti i zv.sekretarit të përgjithshëm të FFK-së.
Bashkë me këtë “vendim” për të mos u marrë me Ahmetin, FFK-ja ka publikuar edhe një shkresë të një zyrtari të UEFA-s, që ishte prezent me rastin e zgjedhjes së Agim Ademit kryetar i FFK-së në korrik të 2018-s. Sipas shkresës së Thierry Favres dërguar FFK-së me kërkesë të saj, “Ademi është zgjedhur kryetar me aklamacion dhe me mandat 4-vjeçar”. Favre mban dy poste në UEFA: është shef i zhvillimit të Asociacioneve Nacionale dhe zëvendësdrejtor i Asociacioneve Nacionale, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE teksa FFK-ja ka dashur me këtë shkresë ta mbyllë debatin, ai vetëm sa është thelluar. Ahmeti, që po e synon postin e presidentit dhe që po ngul këmbë se mandati i Ademit skadon në janar, pasi, sipas tij, është vazhdimësi e atij të Fadil Vokrrit, ka reaguar duke thënë se kjo shkresë është e kotë dhe se është lëshuar nga një zyrtar jokompetent për të dhënë opinione ligjore.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)