Sport

James Rodriguez dëshiron Manchester Unitedin

Descriptive Text

Mesfushori kolumbian James Rodriguez ka gjasa të mëdha që gjatë afatit kalimtar të janarit të vazhdoj karrierë në Premier League.

Gazeta spanjolle “Marca” ka raportuar të hënën se James ka kërkuar largimin nga Real Madridi, pasi dëshiron që karrierën ta vazhdoj te Manchester Unitedi, transmeton Koha Ditore. Mësohet se ekipi anglez është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro dëmshpërblim për Jamesin, i cili shihet si zëvendësim për francezin Paul Pogba që pritet të largohet nga “Old Trafford”.

James para fillimit të këtij edicioni u kthye te Real Madridi pas dy vjetësh te Bayerni ku ishte i huazuar, por sërish nuk bën pjesë në planet e klubit madrilen. 28-vjeçari, këtë edicion ka një gol e një asistim në nëntë ndeshje kurse me Realin ka kontratë deri në vitin 2021.