Ditët e Carlo Ancelottit si kryetrajner i Napolit janë të numëruara, pas edhe një rezultati të dobët të skuadrës. Napoli ka mbetur në pozitën e shtatë pas 15 ndeshjeve.
Napoli të shtunën barazoi 1:1 si mysafir i Udineses. “Calciomercato” ka raportuar të dielën se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka tre kandidatë për të zëvendësuar Ancelottin.
Ish-trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso është duke udhëhequr garën, transmeton Koha Ditore. Por, po ashtu në listë janë edhe Massimiliano Allegri dhe Edy Reja.
Derisa Gattuso dhe Allegri janë pa angazhim aktualisht, Reja është seleksionues i Shqipërisë. Napoli është duke kaluar në një krizë të rezultateve.