Sport

Xhaka asiston në fitoren e Baselit

Descriptive Text

Taulant Xhaka ka asistuar golin e parë për Baselin në fitoren 4:0 të shënuar të dielën si vendas ndaj Sionit, në xhiron e 17-të të Superligës së Zvicrës.

Xhaka asistoi në minutën e 23-të, ndërsa luajti 86 minuta. Për Baselin luajti tërë ndeshjen reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Ai kishte disa momente të mira. Kemal Ademi u aktivizua nga minuta e 79-të.

Në stol ishte Tician Tushi. Për Sionin, Ermir Lenjani e Bastien Toma luajtën tërë ndeshjen, ndërsa Pajtim Kasami 79 minuta, shkruan Koha Ditore. Baseli pas përfundimit të fazës dimërore në elitën e Zvicrës gjendet në vend të dytë me 36 pikë, një më pak se Young Boys që kryeson.

Zuerichi i Benjamin Kolollit e Toni Domgjonit pësoi debakël 5:0 në shtëpi nga Servette. Kololli luajti tërë ndeshjen, ndërsa Domgjoni 72 minuta. Te Servette nga minuta e 68-të u aktivizua Kastriot Imeri.