Sport

Milani pas Cedric Soaresit

Foto: Reuters

Cedric Soares mund të kthehet në Itali për t’u bashkuar me Milanin, raportojnë mediat angleze.

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Southamptonit në sezonin e kaluar ishte në huazim tek Interi, por ka pasur vështirësi të gjejë minutazhë që kur është rikthyer në Angli, transmeton Koha.net.

Kontrata e tij i skadon në fund të sezonit dhe Milani synon ta transferojë atë.