Me derën olimpike të hapur, një skatebordiste 14-vjeçare po futet në një botë të re

Me derën olimpike të hapur, një skatebordiste 14-vjeçare po futet në një botë të re

08 December 2019 13:56

Teksas, dhjetor (NYT) – Kendra Long, një skatebordere elitare që së fundmi ka festuar ditëlindjen e saj të 14-të, bën shumë manovra atraktive me skatebord në një park që gjendet pranë shtëpisë së familjes së saj, në juglindjen rurale të Teksasit, shkruan sot Koha Ditore.

Kendra është 167 centimetra e gjatë, me flokë të verdhë që i dalin para syve kur bën rrotullime marramendëse. Kuajt që gjenden nëpër ferma të afërta nganjëherë dalin te gardhi për të shikuar.

Jo shumë kohë më parë Kendra kishte ambicie tipike me atë të garuesve të tjerë të sporteve ekstreme. Të shtonte disa shkathtësi të tjera e të rafinonte më tepër ato dhe të përmirësohej mjaftueshëm për të garuar në disa gara, ndoshta në X Games apo në Dew Tour.

Por kalkulimet ndryshuan për Kendran dhe për shumë moshatarë të saj kur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) njoftoi në vitin 2016 që skatebordingu do të debutojë në Lojërat Olimpike Verore të vitit 2020 në Tokio. Jo vetëm kjo, por nuk do të ketë as moshë minimale të kërkuar, siç është rasti në gjimnastikë. Vendimi hapi dyert për të rinjtë që potencialisht të garojnë në skenën më të madhe të sporteve.

Derisa te meshkujt, të rriturit kanë tendencë të dominojnë skatebordin në ngjarje të mëdha, një numër i vajzave të reja kanë shkëlqyer kohët e fundit. Vendimi i IOC-së ka ndryshuar menjëherë shumë jetë. Sportistet e reja si Kendra tash po udhëtojnë nëpër botë në gara kualifikuese, ndërsa familjet e tyre po financojnë një ëndërr të shtrenjtë.

Ajo nuk është e vetme. Nuk ka asnjë skatebordere më atraktive në planet këtë moment sesa 11-vjeçarja nga Brazili, Rayssa Leal, që u ngrit në skenë pasi videot e saj duke bërë manovra bënë bujë në internet. Ajo tash ka një numër të sponsorëve, më tepër se 480 mijë përcjellës në Instagram dhe ka aspirata për të fituar medalje në Lojërat Olimpike në Tokio.

“Ajo është shumë e mirë”, ka thënë Kendra Long.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme